Sporti

Befasi e madhe, James Rodriguez mund të kalojë atje ku nuk e ka pritur askush

07/10/2017 18:16
nga:Gazeta Blic

James Rodriguez mund të bëhet futbollisti më i ri i Bayern Munichut, të cilët thuhet se janë më afër lojtarit sesa Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini.

Mesfushori kolumbian thuhet se është i gatshëm të largohet nga Real Madridi para se skuadra të largohet për turneun para sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e martë.

Rodriguez nuk është i preferuar i trajnerit Zinedine Zidane, dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të vihet pas tij, ku ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germain.

Megjithatë, raportet e fundit pretendojnë se Bayern janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për reprezentuesin kolumbian, sezoni i debutimit të të cilit në Madrid ishte në 2014/15 nën urdhrat e trajnerit aktualt të Bavarezëve, Carlo Ancelotti.

Sipas citimeve të gazetës spanjolle AS, James momentalisht është me afër transferimit te Bayerni sesa te Unitedi apo PSG.

11/22/2017 17:10

Alexis Sanchez i bashkohet Real Madridit