Lajme

Baxhaku i LDK-së fton Zafir Berishën ta mbështesë në garën kundër PDK-së në Prizren

09/12/2017 22:44
nga:D.I

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, e ka quajtur luftë të pandershme të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe përdorim të shtetit për qëllime politike, decertifikimin e kandidatit të Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në garën për Prizren më 22 tetor.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Baxhaku e ka ftuar Berishën e Nismës që t’i bashkohet atij dhe LDK-së në luftë kundër “pushtetit kriminal” të PDK-së.

“Pushteti i krimit,shantazhit dhe zhvatjes,si duket e ka nuhatë me kohë humbjen e thellë që do ta pësoj në Prizren. Nga paniku për të shpëtuar diçka nga e pamundura,ka filluar të përdor mekanizma shtetëror për qëllime politike. Në vazhdën e kësaj lufte të pandershme,ishte sot edhe rasti i deçertifikimit të deputetit Zafir Berisha nga gara për kryetar të Prizrenit”, ka shkruar Baxhaku.

“Duke e pasur te qartë se Zafir Berisha e ka dëmtuar më së shumti në elektorat këtë parti, deçertifikimin e tij sot, nuk e kuptoj ndryshe pos hakmarrje ndaj tij dhe lëndim të demokracisë”, ka shtuar kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

“Unë e inkurajoj deputetin Zafir Berisha të mos dëshpërohet,por përkundrazi,bashkë me subjektin e tij Nisma për Kosovë të na bashkohet në luftën tonë të perbashkët kundër këtij pushteti kriminal”, ka thënë Baxhaku

 

 

11/21/2017 00:23

Azem Vllasi: Këto dy parti janë fituese, ja pse dështoi PDK!