Geek

Bateria e Samsung Galaxy S8 nuk do të ndizet as kur e preni me thikë

04/18/2017 12:01
nga:D.I

Telefoni Samsung Galaxy S8 karakterizohet nga dizajni i bukur dhe performanca e shkëlqyeshme, por sa është bateria e telefonit e sigurt në krahasim me Galaxy Note7?

Kanali What’s Inside?, i njohur për testimin e pajisjeve, në mënyrë që të shihni se çfarë ndodhet në to, ka testuar edhe Galaxy S8. Pjesa e xhamit të pajisjes është hequr dhe më pas me ndihmën e pajisjes Dremel nis prerja e telefonit, ku ndodhet bateria.

Pjesa më e mirë është kur vegla pret baterinë, e cila nis të qesë tym. Por, me këtë përfundon e tëra, pasi bateria e Samsung Galaxy S8 nuk shpërthen, as nuk ndizet. Më pas me ndihmën e thikës në bateri bëhen disa prerje dhe vrima por bateria qëndron “e qetë”.

Ky test jo konvencional sugjeron se Samsung mjaft kujdes i kushton baterisë së telefonit Galaxy S8, në mënyrë që të mos përsëriten problemet me Note7.