Sporti

Bastoret e zbulojnë fituesin e takimit Itali – Shqipëri

03/20/2017 21:08
nga:L H

Kompanitë e basteve parashikojnë një fitore të lehtë të Italisë përballë Shqipërisë në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos të premten.

Mjafton të shohësh koeficientet e një prej kompanive më të njohura në botë, “William Hill”, për të krijuar idenë e qartë se një rezultat pozitiv i kuqezinjve në këtë sfidë parashikohet në kufijtë e të pamundurës.

Kompania në fjalë i ka vënë koeficientin 1,25 fitores së Italisë, ndërsa një barazim vlerësohet me 5,5. Një fitore e Shqipërisë aktualisht kuotohet me koeficientin 13.

Rezultati më i mundshëm i kësaj sfide, sipas “William Hill”, është fitorja 2-0 e Italisë, që ka koeficientin 5, i ndjekur nga suksesi 1-0 i vendasve (5,5) dhe 3-0 po për vendasit (6,5).

Koeficienti më i ulët për një rezultat pozitiv të Shqipërisë? Është ai i barazimit pa gola që kuotohet me 11, ndërsa kush beson se kuqezinjtë mundin Italinë, kanë shansin të fitojnë 23 herë shumën që kanë vënë bast me suksesin 1-0.

09/21/2017 18:49

Kombëtarja në emergjencë, Panucci gjen ‘shpëtimin’ te talentët e rinj