Sporti

Bartomeu: Barcelona po konsideron largimin nga La Liga

10/03/2017 09:51
nga:L H

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se liderët e La Ligës po konsiderojnë të largohet nga kampionati spanjoll dhe të luajnë jashtë Spanjës nëse Katalunia fiton pavarësinë, dhe kjo mund t’i shohë ata duke u përpjekur të bashkohen me Ligën Premier ose njërën nga ligat tjera të mëdha.

Mbi 90 për qind e njerëzve kanë votuar për pavarësim nga Spanja gjatë referendumit të mbajtur në Kataluni, pasi rajoni është në rrugë për t’u bërë i pavarur. Megjithatë, përplasjet e dhunshme çuan ndeshjen e ligës së Barcelonës kundër Las Palmasit të dielën që të luhet pas dyerve të mbyllura, pas përleshjeve të dhunshme gjatë votimit.

Bartomeu ka konfirmuar planin e ekipit të tij për të shkuar në grevë në shenjë proteste ndaj goditjes së dhunshme nga ana e policisë dhe Gardës Civile duke refuzuar kështu që klubi të stërvitën të martën.

Dhe tani ai ka zbuluar se bordi i Barcelonës do të diskutojë se ku klubi do të luajë futboll në të ardhmen, potencialisht duke lëvizur klubin në një nga ligat e tjera kryesore të Evropës.

Duke folur në një deklaratë për shtyp për të shpjeguar vendimin për të luajtur para një stadiumi të zbrazët të dielën, ai tha: “Këtu në FC Barcelona kemi vendosur që ne të duhej të merrnim njëfarë masash për të treguar indinjatën tonë në botë”.

“Ka pasur shumë çështje në diskutim dhe i kemi diskutuar këto me departamentet e ndryshme të klubit: drejtorët, ekzekutivët, trajnerët dhe lojtarët”.

“Unë duhet të them se kjo ishte një nga vendimet më të vështira që kam pasur ndonjëherë që kur jam bërë si presidenti i Barcelonës”, ka thënë Bartomeu.

10/20/2017 17:43

Barcelona e vëzhgon super lojtarin e Manchester United