Sporti

Barcelona me vendim të papritur për Messin (FOTO)

06/16/2017 10:41
nga:L H

Barcelona ka marrë një vendim befasues për Leo Messin.

Nuk bëhet fjalë në lidhje me një rinovim të kontratës, por për pozitën e re të tij te klubi, shkruan Gazeta Blic

‘Goal’ mëson se Barcelona është duke kërkuar për opsione në krahun e djathtë të sulmit për edicionin e ri, dhe Messi më nuk pritet që të jetë në treshen e sulmit.

Argjentasi pritet të ndërrojë pozicion në drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde, i cili do t’i bëjë 29-vjeçarit një vend të ri në formacion.

Valverde pritet të bëjë ndryshimin e papritur, i cili do të jetë ndarja e treshes Neymar-Suarez-Messi nga vija e sulmit.

Trajneri i ri i katalanasve, do të luajë me pesë herë fituesin e Topit të Artë në mesfushë, derisa në sulm, Gerard Deulofeu prite t’i bashkohet Suarezit e Neymarit. /Gazeta Blic/

07/20/2017 15:37

Messi dhe Suarez kërkojnë shitjen e Neymarit