Sporti

Barcelona transferon superyllin e Paris Saint-Germain? (FOTO)

03/17/2017 23:18
nga:Gazeta Blic

Anësori i PSG-së, Angel Di Maria është objektiv i Barcelonës në verën që po vjen.

Mediat spanjolle shkruajnë se gjigantët e Spanjës janë të interesuar për argjentinasin, i cili në fund të këtij sezoni mund ta mbyll aventurën tek skuadra parisiene.

Krerët e Barcelonës kanë pasur kontaktet e para me agjentët e lojtarit pas triumfit të mahnitshëm te ‘Blaugranave’ kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Siç raportojnë mediat iberike, Barcelona e ka bërë të qartë interesimin për ish-futbollistin e Real Madridit.

Madje, besohet se Di Maria është i gatshëm të transferohet në Camp Nou, ku do të bashkohej me bashkëkombësinë e tij, Lionel Messin.

12/11/2017 13:53

Reagon Barcelona, pas shortit në Ligën e Kampionëve