Sporti

Barcelona do të luajë në këtë ligë, nuk është Premierliga

10/04/2017 18:49
nga:Gazeta Blic

Lufta e Katalonisë për pavarësi mund të dërgojë në krijimin e Super Ligës së Evropës, thotë një person i brendshëm i futbollit.

Barcelona është në luftë me La Ligën për shkak të referendumit në vikend dhe shumë besojnë se ata mund të largohen nga liga spanjolle dhe të krijojnë një super ligë të gjerë kontinentale.

Gjigantët në Premierë Ligë, përfshirë Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Tottenham Hotspur besohet se janë duke monitoruar situatën nga afër.

Real Madridi, Paris Saint Germaini dhe Monaco dhe klubet e tjera të mëdha në Gjermani, Itali, Portugali dhe Rusi janë gjithashtu duke vëzhguar nga afër në këto zhvillime.

“Ideja e një super lige të gjerë në Evropë iu ka interesuar klubeve të mëdha për vite dhe nëse Barcelona largohet nga La Liga, këtu mund të nis diçka plotësisht e re”, ka thënë një burim i brendshëm i botës së futbollit për ‘The Sun’.

“Asnjë klub në Evropë nuk dëshiron të mbetet jashtë, por një shtresë e lartë prej 20 skuadrave do të jenë e nevojshme për të nisur diçka”

“Është një hap i pashmangshëm në botën e futbollit pasi klubet e mëdha dëshirojnë të fitojnë edhe më shumë të holla për vete dhe të hyjnë në tregje të reja më luksoze”

Klubet mund të fitonin miliarda nga të ardhurat televizive dhe ndeshjet madje mund të luheshin në SHBA apo Kinë.

12/11/2017 15:33

Barcelona provokon rëndë Chelsean, pas shortit