Sporti

Barcelona përshëndetet me Ligën e Kampionëve, Juventusi në gjysmëfinale (VIDEO)

04/19/2017 22:33
nga:L H

Barcelona është eliminuar nga Juventusi në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka eliminuar Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke shkuar tutje në gjysmëfinale, raporton Gazeta Blic

Barcelona nuk arriti të bëjë atë çfarë bëri ndaj Paris Saint-Germain, duke mos bërë një përmbysje të rezultatit edhe ndaj Juventusit.

Juventusi ka eliminuar Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 3:0 pas dy ndeshjeve, pasi ndeshja e kthimit e luajtur në “Camp Nou” përfundoi pa gola.

Në takimin e parë, Biankonerët fituan me rezultatin e thellë 3:0, me dy golat e Dybalas dhe golin e Chiellinit.

Juventusi kështu i hakmerret Barcelonës, për finalen e vitit 2015, duke e eliminuar nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Blic/

04/25/2017 20:24

Befason Xavi, kjo çfarë ka thënë për Ronaldon nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Barcelonës (FOTO)