Sporti

Barcelona nuk është normal, ofron 70 milionë euro plus Rakiticin për këtë super lojtar

07/15/2017 19:32
nga:Y.K

70 milionë euro plus Ivan Rakitic, kjo është oferta që i ka bërë Barcelona Paris Saint Germainit për Marco Verrattin.
Barcelona nuk dëshiron të heqë dorë nga Marco Verratti.

Pavarësisht deklaratave të detyrueshme të lojtarit se dëshiron të qëndrojë te PSG-ja, katalanasit besojnë se mund të ndryshojnë gjithçka deri në fund të muajit gusht, kur edhe do të mbyllet afati kalimtar veror.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase Sport, Barcelona do të bëjë një ofertë vështirë të refuzueshme nga ana e PSG-së, për t’i dhënë fund kësaj çështje njëherë e përgjithmonë.

Barcelona ka bërë gati 70 milionë euro plus kartonin e Ivan Rakitic për Verrattin, ofertë kjo tepër joshëse për skuadrën franceze, që pritet të japë përgjigje brenda pak ditëve.

11/22/2017 23:04

Super lajm për Barcelonën pas barazimit ndaj Juventusit