Sporti

Barcelona me formacion të “frikshëm” sezonin e ri (FOTO)

06/16/2017 11:37
nga:Gazeta Blic

Barcelona pritet të bëjë disa ndryshime në ekipin e parë.

Skuadra e Barcelonës do të vijë me disa ndryshime në sezonin e ri, me Leo Messin i cili do të luajë në pozitë tjetër, shkruan Gazeta Blic

Katalanasit, përveç se do të jenë me trajner të ri, do të bëjnë edhe disa ndryshime rrënjësore në formacionin e parë.

Sipas ‘Goal’, trajneri i ri, Ernesto Valverde, pritet të bëjë disa ndryshime befasuese në skuadër, ku do t’i ndryshohet pozita Leo Messit.

Messi pritet të luajë në mesfushë nga sezoni i ri, derisa vendin e tij në sulm pritet ta zë sulmuesi Gerard Deulofeu, i cili do t’i bashkohet Neymarit e Suarezit.

Kurse, në mesfushë si transferim i mundur shihet ylli i PSG, Marco Verratti, derisa në mbrojtje blaugranët pritet që të transferojnë yllin e Arsenalit, Hector Bellerin.

Ky pritet të jetë formacioni i Barcelonës për sezonin e ri. /Gazeta Blic/

12/13/2017 10:19

Nervozohet Arda Turan, ai kërkon një klub të ri