Sporti

“Barcelona ka para që ta blejë Coutinhon në janar”

10/11/2017 19:44
nga:L H

Oscar Grau, drejtori ekzekutiv i Barcelonës, ka një lajm të mirë për tifozët.

Barcelona ka para që të blejë lojtar në afatin kalimtar të janarit, çoftë edhe yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

“Ne kemi para për të blerë Coutinhon ose ndonjë lojtar tjetër që na kërkon sekretarin teknik”, ka deklaruar Grau, raporton Mundo Deportivo.

Sipas Mundo Deportivos, Coutinho ka një marrëveshje me Liverpoolin që të largohet në janar.

Ai shpreson që klubi nga Anfield do ta mbajë premtimin, derisa shpreson që të realizoj ëndrrën duke u transferuar në Barcelonë.

Gjatë verës Barcelona kishte bërë çmos që ta transferoj brazilianin, por Liverpool u ka rezistuar milionave të klubit nga La Liga.

10/23/2017 16:33

Ky zyrtar i lartë i Barcelonës ishte dje në “Wembley” për Coutinhon