Sporti

Barcelona ia doli edhe pa tifozët, shkatërroi Las Palmasin në “Camp Nou” (Video)

10/01/2017 18:07
nga:Gazeta Blic

Barcelona ka shënuar fitore bindëse, pa praninë e tifozëve, duke triumfuar me rezultat të thellë ndaj Las Palmas.

Barcelona arriti të shënojë fitore të thell prej 3:0 kundër Las Palmasit në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Blic

Në ditën e referendumit për pavarësinë e Katalonisë, skuadra blaugrana triumfoi me rezultat shkatërrues në kampionatin spanjoll.

Ndeshja e cila pritej të shtyhej me kërkesën e Barcelonës, për shkak të trazirave dhe kaosit të shkaktuar në rrugët e Katalonisë nga protestuesit dhe policia, u luajt prapa dyerve të mbyllura.

Barcelona, duke mos dashur të rrezikojë humbjen e tri pikëve në rast refuzimi të zhvillimit të ndeshjes, vendosi që kjo përballje të luhej pa tifozët.

Skuadra e Ernesto Valverdes, arriti të merrte tri pikë falë golave të Sergio Busquets, dhe dy golave të Leo Messit.

Katalanasit pas kësaj fitore kryesojnë në tabelë me 21 pikë, me 7 fitore pas shtatë xhirove. /Gazeta Blic/

12/11/2017 15:33

Barcelona provokon rëndë Chelsean, pas shortit