Sporti

Barcelona heq dorë nga ylli i United (FOTO)

07/11/2017 18:33
nga:Gazeta Blic

Barcelona besohet se ka zbehur interesimin e tyre për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll të Manchester United, Ander Herrera.

Herrera do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe gjiganti spanjoll ka qenë duke eksploruar rreth mundësisë së tij për rikthim në La Liga.

Me largimin te Xavit dhe përfundimit të afërt të karrierës së shquar të Andres Iniestas, Barcelona është duke kërkuar të përforcojë mesfushën dhe Herrera ishte në krye të listës së shënjestrave të trajnerit të ri Ernesto Valverde.

Megjithatë, Barcelona e pranon që Jose Mourinho nuk do të lejojë Herreran të largohet nga klubi. Pas 50 paraqitjeve sezonin e kaluar nën udhëheqjen e Mourinho, Manchester United u rikuperua nga fillimi dëshpërues duke siguruar Evropa Ligën.

Bordi i Manchester United besohet se është duke përgatitur një kontratë të re për mesfushorin, i cili fillimisht dështoi për të bindur trajnerin e mëparshëm të United, Louis Van Gaal, për pozitë në Old Trafford pas transferimit për 36 milionë euro nga Athletic Bilbao në vitin 2014.

Rezultate imazhesh për herrera united

11/22/2017 23:04

Super lajm për Barcelonën pas barazimit ndaj Juventusit