Sporti

Barcelona futet në garë për yllin e Chelseat (FOTO)

07/11/2017 17:25
nga:L H

Klubi katalanas i është vënë pas mbrojtësit të Chelseat.

Barcelona ka për objektiv transferimin e një mbrojtësi të krahut të djathtë.

Dëshira e parë e drejtuesve të klubit katalanas është Hector Bellerin i Arsenalit, por duke qenë se bisedimet mes dy klubeve kanë ngecur, Barça ka edhe një alternativë tjetër për krahun e djathtë.

Bëhet fjalë për një tjetër futbollist spanjoll që luan në Premier Ligë.

Klubi katalanas po ndjek me vëmendje mbrojtësin e Chelseat, Cesar Azpilicueta i cili mund të largohet nga Blutë e Londrës pasi me transferimin e Antonio Rudiger te kampionët Anglisë, spanjolli mund të ketë më pak hapësira në formacion.

Sipas medieve angleze, në ditët në vazhdim, Barcelona pritet të bëjë një ofertë për reprezentuesin spanjoll, në mënyrë që ta bind Chelsean për ta shitur atë në Camp Nou

LONDON, ENGLAND - MAY 27: Cesar Azpilicueta of Chelsea during the Emirates FA Cup Final match between Arsenal and Chelsea at Wembley Stadium on May 27, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill - AMA/Getty Images)

09/20/2017 10:27

Valverde i thur lavde Messit: S’kam fjalë për ta përshkruar