Sporti

Barcelona e Real Madrid, “El Clasico” për yllin e La Ligas

10/08/2017 17:48
nga:Gazeta Blic

Barcelona dhe Real Madrid do të jenë në garë për një futbollist.

Dy gjigantët e La Ligas, Real Madrid e Barcelona, do të luftojnë për të transferuar një lojtar, përcjell Gazeta Blic

Sipas mediave në Spanjë, dy rivalët spanjollë po tentojnë që të transferojnë një prej talentëve më premtues në La Liga, Alvaro Odriozola.

21-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet si mbrojtës i djathtë te skuadra e Real Sociedad, po pëlqehet shumë nga drejtori teknik i Barcelonës.

Por, sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona janë në dijeni të interesimit të Realit për futbollistin, pas lëndimit të mbrojtësit Dani Carvajal.

Zidane thuhet se ka humbur durimin me 18-vjeçarin Achraf Hakimi, andaj po konsideron transferimin e Odriozola, si zëvendësuesin e Carvajalit. /Gazeta Blic/

12/11/2017 15:33

Barcelona provokon rëndë Chelsean, pas shortit