Sporti

Barcelona e gatshme të shes një nga këta yje për Verrattin (FOTO)

07/17/2017 17:36
nga:L H

Mediat në Spanjë shkruajnë për një shkëmbim të mundshëm mes Barcelonës dhe PSG-së.

Barcelona insiston për objektivin kryesor Marco Verratti të cilin insiston ta transferojë gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas El Mundo Deportivo, katalanasit janë të gatshëm të ofrojnë njërin mes, Andres Gomes ose Ivan Rakitiç dhe një shifër të caktuar parash, për ta bindur PSG-në që ta lejojë mesfushorin italian të transferohet në Camp Nou.

Pra, me shitjen e Verrattit, PSG nuk do të dilte e humbur, pasi përveç se do të arkëtonte një shumë të madhe parash, do të vinte në dispozicion të trajnerit Unai Emery lojtarë cilësorë si Rakitiç apo Andre Gomes, me të cilët spanjolli ka punuar edhe më herët.

07/24/2017 23:25

Arsyet e mëdha pse Neymar mund të transferohet te PSG