Sporti

Barcelona deklasoi Valencian, shkëlqeu Messi (VIDEO)

03/19/2017 22:38
nga:L H

Barcelona ka shënuar fitore të thellë përballë Valencias në “Camp Nou”.

Barcelona i është rikthyer fitores në La Liga pas humbjes nga Deportivo La Coruna, duke e mundur Valencian me rezultatin 4:2, raporton Gazeta Blic

Valencia kaluan të parët në epërsi në këtë takim, me golin e Eliaquim Mangala në minutën e 29, para se Luis Suarez të barazonte rezultatin gjashtë minuta më vonë.

Për herë të parë Barcelonën në epërsi në këtë takim e kaloi Messi, me penalltinë e shënuar në fundin e pjesë së parë, por Munir El Haddadi barazoi në 2-2 për Valencian, vetëm disa sekonda më vonë.

Epërsinë Barcelonës ia riktheu Messi, me golin e shënuar në minutën e 52 të takimit, ndërsa për rezultatin përfundimtar 4:2 realizoi Andre Gomes, një minutë para fundit.

Barcelona pas kësaj fitore renditet e dyta pas 28 xhirove të luajtura, me vetëm dy pikë më pak se lideri Reali i cili ka një ndeshje të mbetur për ta zhvilluar. /Gazeta Blic/

05/25/2017 14:05

Iniesta e thotë atë çfarë nuk ka dashur të dëgjojë asnjë tifoz i Barcelonës