Sporti

Barcelona bën gati një super përforcim nga La Liga

10/10/2017 17:56
nga:L H

Barcelona gjithnjë është në “gjueti” për lojtarë të mëdhenj dhe këtë herë ka shënjestruar sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmanm.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, qëllimi i balugranave është që t’ia shkëpusë Atleticos yllin e skuadrës përpara fillimit të Botërorit në Rusi.

Momentalisht francezi ka një klauzolë që kap shifrën e 200 milionë eurove, klauzolë që qershorin e ardhshëm do të reduktohet në 100 milionë euro, duke thjeshtësuar në një farë mënyrë operacionin.

Në radhët e “Los Colchoneros” duket se tashmë i janë dorëzuar idesë që sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm, duke parë dhe interesin e fortë që ka United për 26-vjeçarin.

Sidoqoftë pista Premier League është opsioni që kuotohet më pak pasi dëshira e Grizemann është të vazhdojë aventurën në La Liga.

10/20/2017 17:43

Barcelona e vëzhgon super lojtarin e Manchester United