Sporti

Barcelona apo Reali, kjo është skuadra që ka fituar më shumë tituj 10 vitet e fundit (FOTO)

06/07/2017 11:45
nga:Gazeta Blic

Prej 1 dekade Barcelona dhe Real Madrid janë dominues jo vetëm në futbollin spanjoll por edhe në atë evropian.

Pas fitores 4-1 ndaj Juventusit, Real Madridi ka hyrë në histori të Champions League, duke u bërë skuadra e parë që e fiton dy herë me radhë trofeun më prestigjioz të klubeve evropiane.

Është e përditshmja “Mundo Deportivo” e cila ka publikuar sukseset e dy skuadrave ku Barcelona është diçka më mirë se rivalët e tyre të përjetshëm.
Nga sezoni 2006/07 deri në sezonin 2016/17, Barcelona ka fituar 25 tituj, ndërsa Real Madrid ka fituar vetëm 15.

Diferencën në këtë renditje e bëjnë Copa del Rey dhe Superkupat e Spanjës, pasi në La Liga Barcelona ka vetëm dy tituj më shumë 6-5, ndërsa në Ligën e Kampionëve të dy skuadrat kanë nga tre tituj.

11/24/2017 21:49

Real Madrid – Malaga, Zidane publikon listën e lojtarëve për këtë ndeshje