Opinion

Ballkani prioritet i politikes se jashtme ruse, duhet të jetë dhe prioritet strategjik i BE!

03/17/2017 08:03
nga:Majlinda Bregu

Ballkani Perendimor duhet te jete prioritet strategjik i politikes se Europes.

Zgjedhjet me standarte dhe jo “hi syve”duke manipuluar e kercenuar me kriminele e para, e bejne Shqiperine me europiane jo me pak europiane.
***
Me vjen mire qe Samiti i sotem i Sarajeves per Vendet e Ballkanit Perendimor ka bere fakt, permes Deklarates se Komisionerit Hanh, nje ide te cilen e e kam paraqitur ne Shtator 2016 ne Keshill te Stabilizim Asocimit ne Bruksel:

Krijimin e nje Tregu te Perbashket Rajonal ku Komisioni Europian në konsultim me qeverinë, biznesin vendas, organizatat dhe donatorët ndërkombëtar, dhomat e tregtisë dhe të gjithë aktorët etjerë relevantë të përgatisë një udhërrëfyes për përafrimin e legjislacionit të tregut të brendshëm, e shoqëruar me rivitalizimin e CEFTA-s, ( Marreveshjes se Tregtise se Lire) me qëllim intensifikimin e reformave ekonomike, rritjen e besimit të biznesit dhe rritjen e Investimeve te Huaja direkte.

Mungesa e nje qasje te koordinuar për të gjithë rajonin përsa I përket përafrimit të legjislacionit të tregut të brendshëm, e ka bere edhe Ballkanin Perendimor te levize me 6 shpejtesi te ndryshme drejt BE!

Por megjithese kjo eshte e domosdoshme per te sjelle investime ne rajon, nese nuk do shoqerohet me vendime te qarta per ta kthyer Ballkanin Perendimor ne nje prioritet strategjik te gjeopolitikes se BE-se, nuk eshte e mjaftueshme.

Pak kush e di se Ballkani Perendimor eshte prioritet i politikes se jashtme Ruse, por asnjehere nuk ka qene prioritet strategjik i politikes se jashtme te BE-se.

Ndaj angazhimi i BE -se ne Ballkan nuk i del dot nese mbetet ne keto nivele, te ndale degradimin e politikes ne vendet tona.

Nuk arrin as te motivoje qeveritë të jenë tërësisht pro europiane në reforma e të mos e humbasin fokusin me pazarin dhe marifetet politike.

Ky rajon ku kemi hisen per te jetuar, me shpejtesi te ndryshme e pavaresisht se me justifikime po aq laramane, jeton nje vakum politik!

Dhe kjo edhe sepse BE eshte investuar per te ruajtur stabilitetin e vendeve tona, por standartet demokratike kane rreshkitur drejt zhdukjes. Nuk eshte rastesore qe problemi kryesor ne vendet tona eshte sistemi politik e zgjedhjet.
Zgjedhjet me standarte dhe jo “hi syve”duke manipuluar e kercenuar me kriminele e para, e bejne Shqiperine me Europiane jo me pak Europiane.

E tensionuar eshte situata politike ne Kosove.

Zgjedhjet ne Maqedoni dhe mosrespektimi i Shqiptareve, nuk po lejojne krijimin e qeverise.

Pas zgjedhjeve ne Mal te Zi, opozita nuk eshte ne parlament.

Republika Srpska ne Bosnje Hercegovina ka fituar nje referendum per ndarje.

Zgjedhjet Presidenciale ne Serbi, jane nje sfide me vete.

E sa here qe procesi i Integrimit Europian ne vendet tona, behet vije ndarese per fitore a humbje politike, te paret humbasin qytetaret.

Jane ata qe ngelen peng i hajduteve me pushtet, i matrapazeve politike, i populisteve qe mashtrojne ne prag fushatash e genjejne ne qeverisje.

Ndaj shpresoj qe vendet e Ballkanit Perendimor të mos tërheqin vëmendje vetëm kur situatat bëhen të pamundura për t’u injoruar.

06/27/2017 22:54

Bregu sulmon Bashën: Dili zot humbjes, shkatërrove PD-në!