Lajme

Bajrami: Qeveria Mustafa të bie poshtë!

04/21/2017 16:19
nga:D.I

Deputetja e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami në një postim në rrjetin e saj Facebook ka shkruar se në koalicionin PDK-LDK- Lista Serbe ka hise Aleksandër Vuçiq, e këtë ajo e lidh me çështjen e zgjedhjes së Ivan Todosijeviqit në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal përcjell Gazeta Blic.

Bajrami madje ka theksuar se Qeveria Mustafa duhet të bjerë poshtë.

Ja shkrimi i plotë i Valdete Bajramit:

“Funksionimi i kësaj qeverie të kryeministrit Isa Mustafa PDK-LDK-Lista Serbe, është i varur nga Aleksandër Vuçiqi, si njëri nga hisedarët e koalicionit qeverisës. Pas një kohe të gjatë ai e emëroi Ivan Todosijeviq në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ministri i emëruar nga Vuçiqi dhe i formalizuar nga Isa Mustafa Ivan Todosijeviq është bartës i luftës së Serbisë kundër shtetit të Kosovës brenda në Kosovë. Në vend se me të të merret sistemi i drejtësisë ai emërohet ministër.
Kjo është edhe një dëshmi e pa kontestuar se qeveria aktuale e Isa Mustafës është e kapur nga Aleksandër Vuçiqi. Prandaj, duke e rrëzuar këtë qeveri përmes mocionit të mosbesimit e shpëtojmë të ardhmen e vendit nga ndikimi i drejt për drejt i Serbisë në zhvillimet e brendshme të Kosovës përmes Aleksandër Vuçiqit.
Ideatori i projektit për kolonizim të veriut me serb përmes “Luginës së Diellit” të emërohet ministër në kabinetin e Mustafës kjo është e pa pranueshme.
Prandaj, z.Mustafa duhet të harrojë periudhën e ish sistemit sepse Kosova ka nevojë për njerëz të cilët punojnë për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve pa dallime etnike dhe jo për njerëz të cilët punojnë në dëm të shtetit tonë.”

05/27/2017 16:17

Mustafa: Koalicioni ynë ka guximin e duhur!