Opinion

Bajrami në xhami, kryqi në kishë, përtej shteti sekular

08/31/2017 14:19
nga:Leonard Komani

Shkruan: Leonard Komani

PROTESTË

Bajrami në xhami, kryqi në kishë, përtej shteti sekular

Sheshet na i morën saherë festojnë. Rrugëve harron njeriu se është në Kandahar, Saudi apo në Tiranë e Prishtinë. Tema kryesore dominante mbetet feja nepër media. Kur është mjaft? Kur do të lind një shtet sekular edhe për shqiptarë? Kur do ndalen edhe mediat kryesore duke u dukur sikur të ishin organe të bashkësive fetare?

Saherë afrohet Bajrami çohet zëri tellallëve deri në qiell: edhe më kërkesa për pushtimin e sferave publike. Jo vetëm falje shesheve por edhe më shumë, sa më tepër fé që askush mos i shpëtojë dhunës së turmave fetare islamike, qoftë ai sekular, ateist, krisht apo budist.

Nuk mjaftojnë ferexhetë. As dhjetëra xhamitë që i financon Erdogani, as mjekrrat, jo ata duan gjithçka. Islami është sistem jete thonë dhe ai duhet të përcaktojë edhe formën se si duhet të pihet çaji i rusit.

De facto këta tashmë diktojnë jo vetëm pamjen e qyteteve por edhe duan të na hynë edhe nëpër dhoma. Shteti ka rrëshqit. S’ka birra në aeroport, as nëpër supermrkete lagjesh, askund. Si në Arabinë Saudite – jo? E teprojmë. E dimë më mirë të heshtim se prishim tolerancën fetare. Po jo se kjo s’ka të bëjë me tolerancë sepse një fe e caktuar është intolerante dhe donë të na përcaktojë edhe ne tjerëve të jetojmë nën dhunën e tyre dhe atë jo vetëm simbolike.

Së paku të bëhemi transparentë. Ia keni dalë. Ec e thuaj një fjalë kritike ndaj kërkesave që shtohen sa më shumë dhe menjëherë islamofob të etiketojnë, e nëse je edhe katolik – në kub qafir. Përçarës, antishqiptar? Po kush donë këtu të tjetërsojë pamjen urbane, moderne, shqiptare duke e zëvendësuar me një nga ato që i pamë e shohim andej ku sundon wahabizmi?

Një pseudohistorian me emrin Sali Kabashi kishte shkruar në këto portalet fetare se qytetet dhe shtetet shqiptare duhet ta shënojnë Bajramin ashtu si festat tjera jofetare, duke stolisur e therë sa më shumë dele, gjela, pula e bizonë rrugëve, ministrive, restoranteve dhe atë nën patronazhin e kryeministrave.

Se kërkesat shtohen ka të bëjë edhe me përzierjen e shpeshtë të shtetit dhe politikës në çështjet fetare. Iftare pas iftari shtruan të gjithë. Jo se besonin në ndonjë Zot, porse u duheshin vota.

Natyrisht gjitha harxhimet i paguanin me të hollat e taksapaguesve – edhe të jobesimtarëve, budistëve, manistëve, satanistëve. Kryesorja paratë të jepen në emër të Zotit. Qofshin ato të drogës, hajnisë apo diçkaje tjetër. Askush nuk lanë para më mirë se Perëndia. Ai është patroni i larjes së çdo krimi të mundshëm – madje edhe i gjenocideve.

Nuk e di se a bie dikush në siklet nga ky presion i tmerrshëm që na e bëjnë këta fetarët e bajramëve të shpeshtë, ramazanëve duke i kërkuar edhe shtetit tonë sekular të kërcejë sipas muzikës së tyre. Apo s’janë shtetet tona sekulare por vetëm bejn poza pët ta zhvat Europën, Amerikën. Ajo ambasadorja turke deklamon qyteteve shqiptare sikur të ishte nëna e kombit me djem koçeprerë, hap xhamia, mbyll shkolla dhe hap mejtepe. Hë kush thotë se jo?

Pra çka doni?

Janë bashkësitë fetare komunitete apo ligjvënëse të jetës dhe sistemit se si duhet të jetojmë. Kështu siç veprojnë ato janë shteti, rruga, qyteti, feja përcakton formën e jetës sonë.

Që mos hutohemi edhe më shumë shpallni shtetet shqiptare Unioni i Shteteve Ballkanike të Shamit dhe as serbët nuk na i kontestojnë ngase edhe i ndihmojnë sot.

Të kuptohemi; religjionet duhet të jenë të lira dhe të padiskriminueshme. Çka shqiptare duhet të përcaktohen qartë e me ligje është vija ndarëse në mes fesë dhe shtetit, kulturës, identitetit. Ose shpallni sheriatin që të ikim gjithë ne tjerët që sduam të jetojmë ne teokraci.

Bajramin le të festohet nëpër xhami, krishtlindjet nëpër kisha se aty e jkanë vendin, sferta publike janë të të gjithave përndryshe s’ka as shtet as liri, por diktat fetar. Apo u duhet edhe shqiptarëve një Ataturk shqiptarëve si turqve dikur për ta instaluar si duhet shtetin sekular.

05/12/2017 17:24

Nën rrotën e asimilatorëve!