Sporti

Bajram Jashanica: Ja çfarë do ti bëjmë Partizanit të Beogradit

10/12/2017 20:19
nga:Y.K

Bajram Jashanica foli për mikrofonin e Supersport, në emisionin “Gol pas Goli”, pas përfundimit të sfidës me Laçin, të fituar 2-1 nga korçarët.

Për ndeshjen me Partizanin e Beogradit.

“Kemi edhe ndeshjen me Lushnjen përpara në kampionat. E ndjejmë ende atë çfarë kanë bërë serbët në Kosovë. Është mëse normale që të jetë ndeshje e veçantë dhe duhet të tregojmë si jemi gatuar ne shqiptarët”, tha Bajram Jashanica për “Zona Gol” në Supersport.

Fitorja e vështirë përballë Laçit.

“Në pjesën e dytë duhej të ishim shumë më të vendosur. Për golin jam normalisht i kënaqur, por rëndësi kanë pikët. Sa i takon penalltisë që shkaktova, falë Shehit arritëm të merrnim tre pikët”, tha mbrojtësi.

Për të ardhmen drejt një lige europiane.

“Besoj që te Skënderbeu jam në momentin më të mirë. Shpresoj të mos pësoj dëmtime deri në fund të dhjetorit dhe që në atë periudhë të arrij një skuadër më të lartë”, tha Jashanica për programin Zona Gol në Supersport. “Kemi biseduar me presidentin dhe menaxherin Qorrmemeti. Me 90 për qind do të largohem, por nuk kam çfarë të them më tepër, do ju tregoj më tepër përpara se të iki”.

10/21/2017 12:37

Barjam Jashanica transferohet në Rusi