Showtime

Baboo Darabukat e kallin në dasmën e vëllait të Xherdan Shaqirit (VIDEO)

07/17/2017 18:06
nga:F.B

Mbrëmë është martuar Erdin Shaqiri, vëllai i futbollistit zviceran me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Erdini është vëllai i madh i Xherdanit dhe dasma është organizuar në vendlindjen e lojtarit, në Gjilan.

Të ftuar në dasmë për të kënduar kanë qenë Meda, Vjollca Haxhiu dhe djelmoshat e Baboo Darabuka.

Gazeta Express, ka siguruar disa video se si Xherdan Shaqiri dhe familja e tij nuk ndalën së vallëzuari kur Baboo Darabukat e ndezi atmosferën.

Kujtojmë që lojtari është pjesë e Stoke City dhe pas dasmës do të kthehet në Angli për t’u përgatitur për sezonin e ri futbollistik.

Për a parë atmosferën e krijuar nga Baboo Darabuka, klikoni në videot e mëposhtme.

 

Dasma2 by GazetaExpresscom


Dasma1 by GazetaExpresscom

11/22/2017 19:23

Poo rritet një tjetër Shaqir tek klubi i Baselit