Sporti

Babai i Neymarit e zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga Barcelona dhe transferimit në PSG

10/03/2017 14:20
nga:Gazeta Blic

Neymari nuk u largua nga Barcelona për para, por për shkak të “sfidës”, ka konfirmuar babai i brazilianit.

Ylli brazilian ka shënuar tetë gola në po aq paraqitje me klubin parisien, që prej kur iu bashkua këtë verë për 222 milionë euro, shkruan Gazeta Blic

Shumë besuan se 25-vjeçari dëshiroi largimin për shkak të parave, duke konsideruar shumën marramendëse që fiton tani, 36.8 milionë euro në vit.

Duke folur për ‘Telefoot’, babai i Neymarit pohoi se “shokët e tij Leo Messi, Luis Suarez, Ivan Rakitic dhe Gerard Pique që të gjithë tentuan ta bindin që të qëndrojë”.

“Ishte shumë e vështirë por Neymar me të vërtetë e dëshironte largimin”, zbuloi babai i futbollistit.

“Këtë herë oferta e Paris Saint-Germain ishte shumë interesante. Ideja e fitimit të Ligës së Kampionëve dhe ligës i pëlqeu atij”, shtoi Neymar senior.

“Unë i thash Neymarit se ishte rehat te Barcelona dhe do të bënte mirë të qëndronte, por ai dëshironte të braktiste rehatinë për ta vendosur veten në rrezik”, përfundoi ai. /Gazeta Blic/

12/11/2017 15:52

Flet trajneri i PSG-së, ja çfarë thotë për Realin