Lajme

Avokati shqiptar trafikonte kokainë, ja sa vite e dënon gjykata italiane

04/21/2017 18:05
nga:M H

Një shqiptar është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg në Itali, pasi dy vite me parë u kap me kokainë.

Mediat italian raportojnë ditën e sotme se bëhet fjalë për 37-vjeçarin, Alber Bushaj, i cili edhe pse me profesion avokat, ai ishte kreu i një bande që merrej me trafik droge në zonën e Aostas.

Shqiptari akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni, por gjykata ka vendosur ta dënojë 37-vjeçarin vetëm për trafik droge.

Nga hetimet e bërë nga prokuroria italiane, ka rezultuar se grupi në fjalë kishte një fitim prej më shumë se 1 milion euro në vit si pasojë e aktivitet kriminal.

Albert Bushaj më parë ishte një ish- bashkëpunëtor i prokurorisë së Aostas dhe punonte si përkthyes.

08/15/2017 11:01

Arrestohen 10 persona nga Policia e Kosovës