Lajme

Avokati Koci për rastin e Gorazhdecit: Drejtësi për të gjithë qytetarët

08/13/2017 14:43
nga:R A

Avokati, Arianit Koci ka bërë thirrje që të zbardhet rasti i vrasjes së dy të miturve në Gorazhdec të Pejës.

Ai ka thënë se është obligim dhe interes shtetëror, që të kërkojmë drejtësi për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre.
“Kjo thirrje për drejtësi në Gorazhdec përfshinë nevojën e zbardhjes së çdo krimi që ka ndodhur para, gjatë dhe pasluftës”, është shprehur Koci në FB, transmeton Express.

Ky është statusi i plotë i tij:

Duhet të kerkojmë drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës

Para 14 viteve, dy qytetarë të Kosovës, Pantelije Dakiq, 12 vjeçar dhe Ivan Jovoviq, 19 vjeçar, u vranë në mënyrë tinëzare nga dora kriminale, gjersa ishin duke u larë në Lumbardh, në fshatin Gorazhdec të Pejës.

Është obligim dhe interes shtetëror, që të kërkojmë drejtësi për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre. Vrasësit e tyre duhet të zbulohen dhe të vihen para drjetësisë.

Mos të harrojmë, insistimi i ynë për zbulimin e vrasjës së çdo qytetari kosovar, e forcon shtetin tonë, dhe në të njejtën kohë hap rrugë që të gjitha krimet e kryera nga pushteti gjenocidal milloshevoqian, të zbulohen dhe të ndëshkohen.

Kjo thirrje për drejtësi në Gorazhdec përfshinë nevojën e zbardhjes së çdo krimi që ka ndodhur para, gjatë dhe pasluftës.

Vetēm nëse kërkomë drejtësi për të gjithë, i respektojmë ashtu siç e meritojnë herojntë tanë të luftēs: Adem e Hamëz Jasharin, vēllëzërit Haradinaj, Zahir Pajazitin, Agim Ramadanin, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin dhe shumë të tjerë.

09/15/2017 18:38

Koci për rastin Rikalo: Deklarimet e qytetarëve mu dukën të besueshme