Opinion

Avni Gashi, kandidat me parti të gabuar

10/05/2017 22:18
nga:Labinot Krasniqi

Shkruan: Labinot Krasniqi:

Avni Gashi, që përsonalisht për herë të parë e kam njohur përmes një takimi në Klinë, rreth tre muaj para zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Avniun, edhe me tej e njohë, e kam të njohur edhe angazhimin në Kuvend, po ashtu gëzojmë një miqësi, pa hile e pa interes..

Ishte takim me shkas ai i vitit 2013, i inicuar nga grupi punues që sillnin Avniun për të kandiduar në Klinë, që synim kishin mboshtjen e Sokol Bashotës, ndaljen e keqqeverisjes, siç deklaronin ata.

Një takim timin qejfi e ndërpreu një telefonatë, përmes një lidhje pas lidhje ky grup kishte diskutuar për mua dhe thonë që ky njeri ka informacion dhe është aktiv në Klinë, udhëheq me një organizatë dhe ka punuar shumë raporte për qeverisjen në Klinë..

Në atë takim, që për herë të parë njoha Avniun, i pranishëm ishte edhe Berat Buzhala, i posa larguar nga PDK, ishin edhe familjarë të njërit nga përsonalitetet e larta të UÇK-së, disa të tjerë, që nuk i mbaj mend, por edhe të atillë që vinin e shkonin, uleshin dhe qoheshin.

Aty Berati, tha disa gjëra, që ka ardhur koha për qeverisje ndryshe, për largim të Bashotës dhe qeverisjes së tij me plotë probleme, duke shtuar që ka edhe mbështetjen time, të Pacolli e të një pjese të ish zyrtarëve të lartë të UÇK-së.

 

Ai tha, që edhe Avniu ka qenë në luftë, por ka ardhur koha e gjeneratës tjetër e jo në emër të luftes të mbetet përgjithmonë kryetar.

Edhe ai me ftoj për t´iu bashkuar Avniut dhe AKR-së. Me befasuan me informacionet që kishin për mua, por refuzimi im, krahas falënderimit e respektit, ishte i prerë, derisa haptas ju thash që OJQ KOHA, ka raporte që janë publike dhe do ju ndihmonin për të pasur një pasqyrë të funksionimit të Komunës, madje në fillim të vitit 2013, kishim publikuar edhe një dokument me prioritetet e të gjitha vendbanimeve të Komunës së Klinës që bazohej në komunikimet e drejtpëdrejta me qytetarë nga 53 fshatrat e Komunës dhe 4 zonat urbane dhe secila parti gjatë fushatës zgjedhore të 2013-së e pat përdorur si dokument për të përgatitur komunikimet me ato vendbanime.

Duhet të them hapur, meqë Avniu ka qenë i vetmi që hapur e ka pranuar së ka përdorur dokumentet tona në përgatitjet e tij, madje edhe duke e cituar si dokument.

Nga ky takim që njoha Avniun, mund të them që ishte një respekt për kandidaturën e tij, respekt që edhe sot e kësaj dite ekziston. Avniun, në vitin 2013, e kam parë si njëri të sinqert, i cili nuk e kishte problem të theksoj shkëputjen me Klinën për shkak të punës dhe si pasoj edhe shkëputje nga jeta e përditshme, që nënkuptonte edhe sfidë për t´iu qasur çështjeve në Klinë, po ashtu edhe komunikimin me publikun.

Atëherë, edhe sot, mendoj që garimi i Avniut në vitin 2013 në Klinë ka qenë një hyrje kualitative, gjeneratë tjetër dhe e përgatitur, por probleme i bënin distanca nga Klina, puna dhe jeta larg Klinës, si edhe situata brenda partisë e strukturave të saj që ishin me organizim zero, meqë në kandidimet e zgjedhjeve paraprake AKR kishte marrë shumë pak vota dhe me pas struktura e partisë ishte e shthurur apo gradualisht në shurje. Me ardhjen e Avniut, nuk erdh edhe struktura e vjetër e partisë dhe Avniu nisi punën vetë, krijoj një grup pune dhe garoj në zgjedhjet lokale në Klinë, vetë kandidoj për kryetar, po ashtu ishte edhe bartës liste.

Të qenit bartës i listes atij iu mundësua të jetë këshilltar i Kuvendit për një mandat. Si kandidat për kryetar, Avniu morri 512 vota, apo 2,73%, derisa votat për Kuvend, që i bënë të mundur përfaqësimin ishin 432.

Gashi, gjatë mandatit të tij në Kuvendin e Komunës së Klinës ka qenë pjesë e opozitës, së bashku me LDK, AAK, VV, derisa PSHDK ka lëvizur, ndërsa përfaqësuesi serb zyrtarisht nuk ka qenë pjesë e pozitës, por ka mbështetur shumicen e vendimeve të propozuara nga Ekzekutivi. Duhet thënë që me kalimin e kohes, Avniu, që për një gjysëm mandati ishte edhe pjesë e Komitetit për Politikë e Financa, plotësohej dhe kuptonte rolin e Kuvendit, Ekzekutivit dhe funksionimin e gjithmbarshëm politik të Komunës. Andaj, pjesëmarrja e tij në Kuvend, ka qenë një zë me shumë rëndësi, artikulues dhe argumentues i mirë i çështjeve, derisa në raste të caktuara vërehej një pasivizim, kjo varej nga zhvillimet në parti, sidomos kohet e fundit për çështje përsonale e familjare, që ka bërë një gjest fisnik e human duke i dhënë pjesë të trupit për të shpëtuar vëllanë.

Derisa dukej që të qenit pjesë e Kuvendit, garimi i tij i sërishëm do ta gjëjë me të plotë, me strukturë me të përgatitur, ndodhi e kundërta, ose së paku ndodhi stagnim në lëvizje. Për ketë fajtor është pasivizimi dhe mos dhënia e një rruge funksionimit të partisë nga ana e krerëve të partisë, me saktë e presidentit të këtij subjekti, Behxhet Pacolli, që pas mos kalimit të pragut zgjedhor shuan aktivitetin partiak, qartësia e veprimeve humbi dhe u ri-kthyen vetëm për kalkulime të nivelit nacional, por pa pasur qartësime të mëdha në nivel lokal.

E me ketë rast edhe publikun nga secili kënd i Kosovës. Në ketë mënyrë viktimë është secili bartës e secili antar i këtij subjekti në nivel lokal.

Çfarë tash? Partia u aktivizua, morri pjesë në zgjedhje nacionale, bëri koalicion me plotë gojë anti PDK, derisa sot i ke së bashku me PDK. Në nivel lokal gjatë gjithë mandatit vërehej një afrim me partitë që së bashku bënin opozitën, duke qënë të njëzëshëm për shumë çështje, madje kishin koordinim në një rast edhe për të bojkotuar seancën e Kuvendit. Në raste në opinion flitej edhe për mundësinë e një bashkimi parazgjedhor. Koalicioni në nivel nacional me LDK, dukej që po afron edhe një koalicion të tillë në nivel lokal, sikur përcaktohej një vijë lokale për zgjedhjet lokale, sidomos për ndonjë balotazh të mundshëm, por koalicioni nacional, i bërë pas zgjedhjeve nacionale me PDK, mund të reflektoj edhe në nivel lokal, sado që duket e panatyrshme me funksionimin e Avniut në katër vitet e fundit.

Kjo paqartësi dhe vonesë për Avniun dhe AKR-së, duket që ndikoj edhe në përgatitjen, ku nuk arriten të ken numrin e plotë të lejueshëm për Kuvend, e metë e madhe për garën lokale. Kjo për shkaqe përsonale, por me shumë nga edhe zhvillimet në parti. Avniu, do të përballet me sfida tjera, jo më me emocionet në komunikim në paraqitjen e planprogramit apo mungesën e informacioneve që kishte në vitin 2013, por për shkak së komunikimin me publikun, jashtë Kuvendit, nuk ka arritur ta mbaj përgjatë këtij mandati sa ishte pjesë e Kuvendit dhe paqartësia në parti nuk i ka krijuar mundësinë të sjellë kuadër të ri në parti dhe të bëjë shumë ndryshime nga viti 2013.

Një është e sigurt, Avniu është i vetmi kundërkandidat që mund të përballet me Bashotën me informacione të mjaftueshme nga zhvillimet e koheve të fundit në Komunën e Klinës. Kjo, nëse nuk ka reflektime nga koalicioni në nivel nacional që duhet ´´të ruhet´´ kryetari aktual, Bashota dhe me ketë rast të mbjellet mundësia për koalicion edhe në nivel lokal.

Mbetet, tashmë, të shihet së si do të reflektoj koalicioni në nivel nacional apo së si do të jen paraqitjet mediale e publike, por në një moment, duke parë mënyrën dhe sfidat e funksionimit të Avniut në nivel lokal, i thash që ´´koalicioni në nivel nacional ju ka dhënë një hap mbrapa për garën në nivel lokal´´, natyrisht që është përceptim, por mbetet të shihet me datë 22 Tetor.