Lajme

Avdyli: Peshkimi i deputetëve të veçantë, pafytyrësi e anakronizëm!

07/14/2017 23:46
nga:Gazeta Blic

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Haxhi Avdyli, i ka quajtur të panevojshme shtyrjet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit dha këtë rezultat, që nuk e bën asnjërin subjekt apo koalicion fitues absolut, duke e bërë të detyrueshëm koalicionin.

“Së pari PAN-i duhet të provojë të bëjë Qeverinë”, ka thënë Avdyli në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se është kërkesë por edhe vendim që nuk mundet të ndryshojë që LDK-ja të mos hyjë në koalicion me PAN-in.

“Peshkimi i deputetëve të veçantë është një pafytyrësi, një anakronizëm i ri politik, një precedan që nuk guxon të ndodhë. Qytetarët nuk kanë dashur që ne të bashkohemi me PAN-in, prandaj do të ishte tradhti për elektoratin që ne të votojmë sërish për koalicion me PDK-në”, ka thënë deputeti i zgjedhur i LDK-së.

Ai ka thënë se kujt do t’i shërbente një qeveri me vetëm 41 deputetë shqiptarë, e sipas tij, e shantazhuar nga Lista Serbe.

07/20/2017 23:51

Lladrovci: PAN i ka numrat, Haradinaj do e bëjë Qeverinë