Geek

Audi përgatit rivalin elektrik të BMW X6

04/20/2017 16:51
nga:D.I

Në panairin e automobilave në Shangai, Audi ka prezantuar konceptin elektrik E-Tron Sportback, i cili për nga forma dhe dimensionet mund të krahasohet me BMW X6 dhe Mercedes GLE Coupe.

Audi E-Tron Sportback është i gjatë 4,90 m, i gjer 1,98 m dhe i lartë 1,53 m, derisa distanca ndërmjet boshteve është 2,93 metra. Vetura ka bateri të kapacitetit 95 kWh, e cila i siguron autonomi në vozitje prej më shumë se 500 km. Sipas të dhënave të fabrikës, automobili nga 0 deri 100 km/h i arrin për 4,5 s.

Audi njoftoi se E-Tron Sportback nuk do të mbetet vetëm në nivel të konceptit, porse versioni i prodhimit planifikohet për vitin 2019,

07/11/2017 17:43

Audi prezanton A8