Geek

Audi gradualisht zbulon modelet e reja A6, A7 dhe A8

03/17/2017 18:40
nga:Gazeta Blic

Skica e parë dizajnuese, të cilën prodhuesi gjerman e ka lëshuar për publik, tregojnë dallime të brendshme të pjesëve të këtyre tri modeleve, të cilat i takojnë gjeneratës së ardhshme të veturave më luksoze të Audi.

Skica për revistën franceze “L’argus” e ka prezantuar shefi i dizajnit të Audi, Mark Lihte, i cili është përgjegjës për pamjen e gjeneratës së re të Audi A6 dhe A7, si dhe top limuzinës A8, transmeton KosovaPress.

Për të ulur shpenzimet, Audi këto tri modele i zhvillon njëkohësisht dhe ndajnë të njëjtën platformë mekanike, motorizimin dhe shumë sistem tjera.

Premierat priten gjatë vitit 2017 dhe 2018.

11/22/2017 19:46

“Vetura e çeliktë” , testimi i E-Class 2017 (Video)