Fit&Sexy

Ata të cilët hanë më shumë djathë, janë më të hollë

03/20/2017 16:07
nga:D.I

Sipas hulumtuesve nga Universiteti i Dublinit, personat të cilët ushqim të preferuar e kanë djathin, janë në përgjithësi më të hollë sesa ata që e shmangin këtë ushqim të shijshëm.

Hulumtuesit thonë se djathi nuk i rritë aspak nivelet e kolesterolit dhe se personat të cilët konsumojnë në përditshmëri djathë janë më të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë studiuar ndikimin e produkteve të ndryshme, duke përfshirë qumështin, djathin, jogurtin, etj., dhe kishin zbuluar se ata të cilët i kishin konsumuar këto ushqime kishin pasur trup më të hollë, përqindje më të vogël të dhjamit në trup dhe shtypje më të ulët të gjakut.

Por, lajmet e mira nuk ndalojnë këtu. Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se personat të cilët kishin ngrënë produkte djathore me përqindje të vogël të yndyrës kishin qenë më të prirë të kenë nivele më të larta të kolesterolit. /Telegrafi/

06/13/2017 09:37

Djathi mban sekretin për dëgjim të mirë