Lajme

Astrit Gashi: PDK s’ka guxim të flasë me Mustafën për zgjedhjet

04/19/2017 21:43
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Astrit Gashi ka thënë se sa më shumë të fitohet kohë për zgjedhje kjo do të ndikojë si tek LDK, ashtu edhe tek PDK.

“Koha është aelati kryesor i Mustafës dhe armiku numër një i Veselit. Sa më shumë që e shtyn Mustafa është më mirë për të”.

Sipas tij, në rastin e Haradinajt ndalesa që i është bërë në Hagë i është kthyer më shumë në reputacion.

Gashi që është i ftuar në Zona B të Klan Kosova ka thënë se “PDK nuk ka guxim të flasë më Mustafën për zgjedhjet”.

Ai ka thënë poashtu se Demarkacioni me Malin e Zi nuk është më problem.

“Nuk është problemi Demarkacioni, Mustafa i ka bërë tri Komisione për ta japur përgjigjen e njëjtë”.

“Demarkacioni nuk është problem më, është vetëm mjet i Isa Mustafës në Qeveri”.

“Asnjëherë LDK-ja në mbledhje me deputetë nuk ka bërë presion për votimin e Demarkacionit”.

04/25/2017 11:47

Deputeti i LDK-së godet Kadri Veselin: S’je kompetent ta kritikosh Isa Mustafën