Cool

Askush nga ju nuk e di se si ua hedhin valixhet nëpër aeroporte (VIDEO)

03/19/2017 12:05
nga:M H

Jonas Ozolins i ka filmuar dy punonjës të Aeroportit Luton në Londër, teksa bartnin valixhet nga bagazhi i aeroplanit, në rimorkion e një kamioni të vogël.

Pamjet e filmuara tregojnë papërgjegjësinë e punëtorëve të cilët i hedhnin valixhet sikur të ishin mbeturina dhe ato përplaseshin kudo përfshirë edhe asfaltin, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet për dëmet që janë shkaktuar, por po kërkohet përgjegjësi nga kompania që i ka punësuar dhe kryen bartjen e valixheve të udhëtarëve nëpër aeroport.

“Po që se kemi menduar ndonjëherë pse i keni gjërat e thyera dhe gjithçka është e kthyer së prapthi”, është një koment lidhur me rastin.

Sjelljet e tyre janë konsideruar të ulëta dhe kanë ngritur shqetësime, për gjësendet e dëmtuara shkaku i përplasjeve.

 

04/29/2017 21:05

Kështu po festojnë bavarezët pasi fituan titullin e kampionit (VIDEO)