Geek

Arrin Volkswagen Polo për 2018 (FOTO)

06/16/2017 13:43
nga:D.I

Pa befasi të mëdha kur bëhet fjalë për dukjen e jashtme, Polo i ri ka shënuar ngritje në krahasim me pararendësin e tij, por ka sjellë edhe ndryshime të dukshme në dizajnin e enterierit.

Polo i ri është më gjatë dhe më i gjerë në krahasim me paraardhësin e tij, dhe tash për nga madhësia është në rang me Golf 4.

Automobili është i gjatë 4.053 mm, i gjerë 1.751 mm dhe i lartë 1.446 mm.

Volkswagen ka shtuar dukshëm hapësirën për valixhe për madje 25 për qind, e cila tash është 351 litra. Risi është edhe platforma mekanike (arkitektura modulare MQB), e cila para modelit Polo tashmë është përdorur si bazë për shumë modele tjera nga grupi VW.

Polo i ri është i pajisur me shumë teknologji, të cilat zakonisht nuk priten te modelet e segmentit kompakt.

Në ofertë do të jetë edhe motori me tre cilindra 1.0 litra benzinë me 65 kuaj fuqi dhe ai me 1.5 litra me 150 kuaj fuqi. Në fillim të jenë të pranishëm edhe dy motorë dizel 1.6 litra me 80 dhe 95 kuaj fuqi. Edhe pse eksterieri i automobilit është modernizuar dukshëm në krahasim me pararendësin e tij, kabina e udhëtarëve është ajo, e cila vërehet për nga avancimi më i madh.

Prezantimi i parë i veturës do të jetë në shtator, në sallonin e veturave në Frankfurt, derisa shitja do të fillojë më vonë gjatë këtij viti.

Çmimi fillestar në Gjermani do të jetë 12.975 euro.