Lajme

Arrestohen dy persona të dyshuar për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’

01/10/2017 15:03
nga:G Th

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë arrite të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të ’’vjedhjeve të rënda”.

Rastet e vjedhjeve ishin raportuar muaj më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vjedhje ishin disa shtëpi, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në shtëpi dhe objekte përcjellëse, nga ku kishin vjedhur televizor, nxehëse radiator, lavatriqe, vegla të ndryshme pune.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 9 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar E. I., 24 vjeçar dhe F. I. 27 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptar shtetas të Republikës së Kosovës.

Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit, përkatësisht në disa lokacione të ndryshme kanë arritur që të gjejnë; 10 televizor, 01 nxehëse radiator, 01 lavatriqe, 06 mjete vegla të ndryshme, 01 fshisë elektrike.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

08/07/2017 15:51

Hulumtimet e reja thonë se nuk duhet të frikësohemi nga vdekja