Lajme

Arrestohen dy hajna në Mitrovicë

01/10/2017 17:17
nga:M H

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve intensive me fokus të veçantë zbardhjen e veprave penale “vjedhje të rënda”, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të tilla.
Rastet e vjedhjeve ishin raportuar muaj më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak ishin disa shtëpi, e ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në shtëpi dhe objekte përcjellëse, nga ku kishin vjedhur televizorë, nxehëse radiator, lavatriqe e vegla të ndryshme pune.
“Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 9 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar E. I., 24 vjeçar dhe F. I. 27 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptar shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit, përkatësisht në disa lokacione të ndryshme, kanë arritur që të gjejnë 10 televizorë, 1 nxehëse radiator, 1 lavatriqe, 6 mjete (vegla) të ndryshme dhe 1 fshesë elektrike.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

 

04/25/2017 10:21

Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona