Lajme

Arifi: Kthimi i dinjitetit dhe mbrojta nga abuzimi i punëtoreve në sektorit privat, do të jetë puna ime!

10/12/2017 15:43
nga:D.I

Kandidati për asamble komunale nga radhët e LDK-së, nëndega në Doberçan, Naser Arifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se puna e tij e parë në qoftë se merr votën nga qytetarët do të jetë kthimi i dinjitetit dhe mbrojta nga abuzimi i punëtoreve në sektorit privat, raporton Gazeta Blic. 

“Unë nuk kam mundësi me kthye privatizimin ne piken zero, por kam mundësi me lutu direkt në mbrojtje të dinjitetit të punëtoreve e sidomos të gruas punëtore”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Postimi i plotë i Naser Arifit: 

Kthimi i dinjitetit dhe mbrojta nga abuzimi i punetoreve ne sektorit privat, do te jetë puna ime, nese ju qytetar te nderuar me jepni besimin tuaj.

Nje vote e juaja per mua do te jete nje arme me shume ne lufte kunder bosave te lidhur me politikan, te cilet pasi kan privatizuar fabrikat i kan kthy ato ne vende ku shiten importet e huaja.
Une nuk kam mundesi me kthy privatizimin ne piken zero, por kam mundesi me luftu direkt ne mbrojtje te dinjitetit te punetoreve e sidomos te gruas punëtore.
Pas 22 tetorit me voten tuaj, qe une do ta kthej ne armë politike, do te sigurohen;
-40 ore pune ne jave (dy dite pushim ne jave)
– Nuk do te perjashtohen nga puna punetoret
gra shtatezana ose te detyrohen te kerkojne
pushim pa pagese.
– Asnje punetore ma nuk do te detyrohet nga
pronari te marr gjysmen e pages mall ne
firmen ku punon.
Per kete pune qe une zotohem para juve, kam perkrahjen e plote te kryetarit dhe te delegateve te LDK-ës.
Ne mbrojtje te ketij krimi ekonomik kam perkrahjen edhe te disa deputeteve te Republikës.

12/10/2017 16:20

Ja cila deputete e LDK-së e votoi buxhetin