Geek

Argo pason Fiat Punto në Brazil

05/18/2017 14:09
nga:D.I

Derisa evropianët presin edhe më tej se cili model do të zëvendësojë modelin Punto, në Brazil janë publikuar fotografitë e para të Fiatit të ri të vogël, i cili do të shitet në këtë shtet.

Pritet që Fiat Argo përveç Punto të zëvendësojë edhe modelin Palio ndërsa në sallonet e shitjes pritet të dalë gjatë verës, transmeton KosovaPress.

Blerësit në Brazil do të mund të përzgjedhin ndërmjet tre modeleve benzinë, me motor prej 1.0, 1.3 dhe 1.8 litra, me 77 deri 139 kuaj fuqi.

Veturat do të jenë me ndërrues shpejtësie automatik Dualogic, pesë shpejtësi manuale dhe gjashtë shpejtësi automatike. Sa i përket pasuesit evropian të Punto, Fiat tash për tash nuk ka bërë të ditur informacione të reja.

Më herët ishte spekuluar se modeli i ri nga segmenti B do të jetë pjesë e familjes së zgjeruar Fiat 500, ndërsa nga ana e stilit do të përkujtojë modelet 500X dhe 500L, dhe do të vazhdojë të prodhohet në Poloni.

05/25/2017 16:09

Brazili në gjendje kaosi nga protestat e dhunshme kundër qeverisë