Lajme

Ardhja e autobusëve të rinj në kryeqytet rrit çmimin e biletave

01/11/2017 23:54
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se me sistemin e ri të biletave në transportin publik, pas ardhjes së autobusëve të rinj, do të ketë bileta një orëshe, 1 ditore, 1 javore, 1 mujore e edhe 1 vjetore.

Ahmeti nuk përmendi se sa do të jetë çmimi i tyre, por tha se çmimi bazë pritet të rritet.

“Çmimi mesatar për një biletë momentalisht është 40 cent, ndërsa në diskutimet me BERZH-in është marrë vendim që ky çmim të rritet në 50 cent për shkak se duhet kthyer kredia”, ka thënë Ahmeti në KTV.

“Mirëpo, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hiqet tatimi nga biletat, dhe me këtë, rritja e çmimit do të shkojë në 2-3 cent”, ka sqaruar Ahmeti.