Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 58)
Lajme

ZYRTARE || Qeveria e tërheq projektligjin për Demarkacionin!

09/01/2016 14:21
nga:Gazeta Blic

(E plotësuar)

Edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa zyrtarisht e ka tërhequr projektligjin për demarkacionin. Mustafa këtë e ka arsyetuar me atë që nuk është situata që kjo çështje të hidhet në votim.


Lista Serbe e detyron qeverinë që ta tërheq projektligjin për Demarkacionin!

Kushtet që i kishte vënë Lista Serbe kanë bërë që Qeveria e Kosovës përfundimisht ta tërheq projektligjin për demarkacionin. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, koalicioni përpos që nuk i ka votat e deputetëve të PDK-se e LDK-së, mospjesëmarrja e Listës Serbe ka ndikuar që përfundimisht marrëveshja për demarkacionin të tërhiqet nga ana e Kuvendit.

Gazeta Blic gjatë ditës ka raportuar se Lista Serbe i ka bërë të qartë Isa Mustafës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit që nëse nuk plotësohen 100 për qind kushtet e tyre, si riaktivizimi i 25 antenave të Telekomit Serb në tërë Kosovën, zëvendësshefi i AKI-së, zëvendësshefi i FSK-së, dhe kërkesat tjera që ua kishte premtuar atyre Thaçi kur u zgjedh president, atëherë nuk do ta kenë votën e tyre./ Gazeta Blic

12/28/2016 20:15

Gazeta Blic me version të ri për aplikacionin Mobil!