Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 58)
Lajme

Rama dhe Vuçiç përballje të tretë “live”

08/07/2015 16:22
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Shqipërisë dhe i Serbisë pritet të përballen për herë të tretë në një konferencë për shtyp. Më 27 gusht kryeministrat e Ballkanit do të mblidhen në Vjenë, në vijim të Konferencës së Berlinit, nën kujdesin e kancelares Merkel.

Gjatë kësaj konference është parashikuar edhe pjesëmarrja në një show televiziv, i organizuar nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore në orën 16:00.

Sipas burimeve për “Top Channel” në panelin e këtij show televiziv do të jenë kryeministri Edi Rama, ai serb Aleksandër Vuçiç, ministrja austriake për Familjen dhe Rininë, Sophie Karmasin dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore, Goran Svilanoviç.

Shfaqja do të prezantohet nga gazetarët Nenad Shebek dhe Zvezdana Kovaç dhe është e konceptuar si një bashkëbisedim me të rinjtë nga vendet e rajonit, që pritet të transmetohet nga një televizion serb.

Gjatë këtij takimi vendet e Ballkanit do të paraqiten me projekte konkrete, kryesisht në infrastrukturë, të cilat janë të pamundura të re