mediacenter
Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 37)
Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 36)
Lajme

O’Connell në “Fama”: Kosova shtet i pavarur, e barabartë me shtetet tjera

09/16/2015 14:13
nga:Gazeta Blic

 

Kosovës asnjëherë nuk i ka munguar mbështetja nga Britania e Madhe. E kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.
Kështu tha sot gjatë një ligjërate në Kolegjin Fama, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Ai gjatë kësaj ligjërate para studentëve të Kolegjit Fama theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe kjo gjë mbetet e pandryshueshme. Ndërsa sa i përket sfidave me të cilat ballafaqohet sot vendi ynë edhe më tutje tha se mbetet arsimimi i gjeneratave të reja, sfida këto të cilat kërkojnë shumë përkushtim.

Ndërsa, ambasadori O’Connell kujtoi kohën kur erdhi për herë të parë në Kosovë në detyrë. Sipas tij, në atë kohë Kosova po përjetonte krizë politike ndërsa sot gjërat kanë ndryshuar dhe Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i barabartë me shtetet tjera.

“Shtatë vite më parë, kur isha në Kosovë, në detyrën e parë, Kosova përjetonte një krizë të thellë politike. Shoqëria kosovare ishte e mobilizuar prej pavarësisë, një hyrje e ndërkombëtarëve ishte e domosdoshme. Sot kjo situatë ka ndryshuar. Kosova është shtet i pavarur, sovran, i barabartë me shtetet tjera dhe është duke shkuar drejt integrimit evropian. Sot unë shoh se si populli i Kosovës, është fokusuar më shumë drejt punësimit, edukimit, drejt një të ardhme më të mirë për brezat e rinj. Kosova është sot duke u ballafaquar me sjellje shumë të ndryshme, sikurse sundimi i ligjit, ekonomi dhe integrimi ndërkombëtarë. Këto sfida kërkojnë shumë përkushtim”, tha O’Conell, para studentëve të Kolegjit Fama.

Ambasadori O’Connell siguroi qytetarët e Kosovës se mbështetja për Kosovën do të jetë e vazhdueshme dhe bashkëpunimi për zhvillimin e Kosovës do të thellohet edhe më shumë.

Kurse, sa i përket hyrjes së Kosovës në BE, O’Connell tha se Britania do të mbështesë fuqishëm hyrjen e Kosovës në BE.

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 39) Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 40)