Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 58)
Lajme

Ngjarjet e datës 21 tetor

10/21/2015 07:25
nga:Gazeta Blic

Me iniciativën e disa organizatave jo qeveritare, organizohet tryezë e rrumbullakët ku do të diskutohet mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë në gjetjen e alternativave për tejkalimin e kësaj situate me deputetët Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, analistë, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Konferencë e përbashkët e Federatës Sindikale të Pavarur Elektrokosova, Sindikatës së Pavarur Energjetike të Kosovës dhe Federatës së Pavarur të Postës dhe Telekomunikacionit(Hoteli Grand, ora 10:00)

Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Komisionin për Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në Kuvendin e Kosovës mban tryezë në promovimin e Ligjit të ri për Barazi Gjinore.(Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Loading...

Bëhet përurimi i shkollës Fillore në Obiliq “Ibrahim Rugova”. (Shkolla “Ibrahim Rugova”, Obiliq, ora 10:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të presë në takim një delegacion të Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë. (Takimi në orën 10:30- Konferenca e përbashkët në orën 11:00)

Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) organizon tryezë me temën “Tregu i Punës në Kosovë – Mundësitë dhe Kufizimet”,(Restorant “Orion”, ora 11: 00)

Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilin do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencë me temën : “Cila është qasja e Mbretërisë së Jordanisë në procesin e decentralizimit dhe reformës së qeverisjes lokale?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

Klubi Futbollistik “Prishtina” mban konferencë për media( Zyrat e Klubit, ora 12 e 30)

Mbahet ceremonia solemne e përurimit të godinës së shtatë të Kolegjit AAB në Prishtinë. (Kampusi i Kolegjit AAB në Prishtinë, ora 13:00)

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, KEDS dhe Rudis organizojnë ceremoninë e fillimit të punimeve të centralit të parë në Kosovë me panele solare. (Gjurgjevik i Madh në Komunën e Klinës, ora 13:00)

Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën behët shqyrtimi i projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 14:00)

11/12/2016 07:24

Ngjarjet e datës 12 nëntor