Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 37)
Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 36)
Cult

Bërkoviq: Unë dhe Ali Podrimja kemi ëndërruar së bashku

05/14/2015 18:50
nga:Gazeta Blic

 

Çmimi ndërkombëtar për letërsi “Ali Podrimja” i Universitetit AAB, sivjet iu nda shkrimtarit të shquar malazias Jevrem Bërkoviq.

Çmimi ndërkombëtar për letërsi “Ali Podrimja” i Universitetit AAB, sivjet iu nda shkrimtarit të shquar malazias Jevrem Bërkoviq, njërit nga, sipas Jurisë për ndarjen e Çmimit, krijuesit më të mëdhenj të kohës së ish-Jugosllavisë dhe të gjithë rajonit.

Çmimi, i cili mban emrin e poetit të madh kosovar, njërit nga më të shquarit të letërsisë bashkëkohore shqiptare, ndahet çdo vit nga kolegji AAB për të arritura kulminante në fushën e letërsisë.

Me ceremoninë e sotme, e cila u organizua nga AAB dhe Shoqata e Malazezëve të Kosovë,po ashtu u shënua edhe hapja e Ditës së Malazezëve në Kosovë.

Fituesi i sivjetëm Bërkoviq, i cili njihet edhe si mik i madh i kombit shqiptar, në fjalimin e tij, tha se kjo ditë është madhështore për të, por, njëkohësisht edhe e dhimbshme që nuk e ka pranë mikun e tij të ngushtë, Podrimjen. Ai thuajse tërë fjalimin e tij ia kushtoi Ali Podrimës, duke treguar për miqësinë dhe lidhjen që kishin së bashku, duke e përmendur edhe ëndrrën që e kishin për pavarësinë të këtyre dy shteteve.

“Vëllam Ali Podrimja, kemi ëndërruar dhe ëndërronim me verë e pa verë se do të vinte dita kur Mali i Zi, shteti i vjetër do të përtëritej dhe do të përtërinte shtetësinë e vet dhe Kosova jote më në fund do të fitonte shtetësinë dhe do të njihej ndërkombëtarisht. Atëherë premtoja se ne malazezët do të ishim të parët që do e pranonim, dhe ishim ndër të parët. Ka ardhur ajo kohë kur nga Mali im i Zi, prej nga pas dy atentatesh m’u desh të emigroja. E atje sot s’ka më as atentator serioz. E bëra këtë përmes Shqipërisë, ku strehova familjen, duke e ditur se atje ishin më të sigurt”, tha mes tjerash Bërkoviqi.

 

Lulzim Tafa, rektor i Kolegjit AAB, njëherit edhe anëtar i jurisë, duke ua uruar malaziasve Ditën e Pavarësisë së tyre, tha se Bërkoviqi është një miku i shqiptarëve në ditët e vështira.

“AAB është sektori i parë i Institucionit jpublik dhe më i madhi nga ky sektor, por edhe institucioni i vetëm në Republikën e Kosovës dhe më gjerë që mban mësim në tri gjuhë, në gjuhën shqipe, angleze si dhe në gjuhën e komuniteteve pakicë në Kosovë, ku një numër i madh i studentëve është edhe nga komuniteti malazez. Te ne shqiptarët ekziston një thënie “Miku i mirë, në ditë të vështirë”, andaj mund të themi se Jerven Bërkoviq është miku ynë i mirë i ditëve të vështira, është miku i Kosovës dhe i shqiptarëve në ditët e vështira, prandaj është miku ynë i mirë”, tha Tafa.

Ndërsa, malazezët e Kosovës kishin zgjedhur këtë ditë që të bëjnë edhe hapjen e ceremonisë së Ditës së tyre në Kosovë, në prag të nëntë-vjetorit të pavarësisë së këtij shteti, e cila është më 21 maj. Një gjë e tillë u bë pikërisht për të pasur mundësinë që t’i kenë të pranishme edhe figurat më të ndritshme të Malit të Zi, në ditën e tyre më të rëndësishme.

Për t’i nderuar ata, foli kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili ua uroi pavarësinë e Malit të Zi dhe foli për raportet fqinjësore që ka ky shtet me Republikën e Kosovës dhe impaktin qe e kanë këto dy shtete drejt integrimit evropian. Ai tha se marrëdhënia në mes këtyre dy vendeve është shembull pozitiv për të gjithë rajonin.

 

“Marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona janë një shembull shumë pozitiv për të gjithë rajonin dhe më gjerë. Kosova është e përkushtuar që këtë model marrëdhëniesh ta zhvillojë me të gjithë fqinjët e tij, përfshirë edhe Republikën e Serbisë. Pavarësia e Malit të Zi e konfirmuar nga vullneti i popullit në vitin 2006 ka qenë pa diskutim një ngjarje progresive për paqen, stabilitetin, forcimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimorë”, tha Veseli.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se rrënjët e miqësisë në mes malazezëve dhe popullit të Kosovës janë shumë të thella.

 

“Diversiteti që kanë Republika e Kosovës dhe Republika e Malit të Zi janë përparësi të shteteve tona, sepse të jetosh në diversitet do të thotë të jetosh në mënyrën Evropiane dhe këto fjalë që i tha shkrimtari i famshëm Bërkoviq për shkrimtarin tonë të famshëm Ali Podrimja, tregojnë se rrënjët e miqësisë në mes popullit malazias dhe popullit të Kosovës janë shumë të thella dhe asnjëherë nuk i ndërpremë, pa marrë parasysh regjimet politike dhe ideologjitë që nganjëherë kanë krijuar ndarje”, tha Bajrami.

Nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës thanë se kjo ceremoni është njëra ndër dëshmitë më të mira për mundësitë e institucioneve të Kosovës që sa më shpejt ta rregullojnë statusin e tyre kushtetues.

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 39) Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 40)