Lajme

Arben Gashi: Ka një dashuri ndërmjet LDK-së dhe VV-së

07/13/2017 19:02
nga:M H

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se ka një përafrim publik ndërmjet partisë së tij dhe Vetëvendosjes.

“Unë kam deklaruar publikisht se preferoj një koalicion ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosje, por a është i mundshëm, duhet të shihet programi, kandidatët e gjëra të tjera”.

“Diskursi i LDK-së dhe VV-së është afruar goxha shumë”.

“Ka një dashuri publike ndërmjet tyre”.

Kështu ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Zgjidhje ka gjithmonë, vetëm a ka vullnet”.

Por a do ta pranonte Gashi, Kurtin për kryeministër?

“Unë çështjen nuk e lidhi shumë më individin, duhet të diskutohet programi, pasi kemi dallime të mëdha programore – dhe pastaj kush do të jetë bartësi i këtij programi”.

 

09/20/2017 11:14

LDK nesër hap fushatën zgjedhore