Lajme

Arben Ahmeti mbron me ‘mish e shpirt’ Ilir Dedën, përulë AAK-në!

07/11/2017 23:03
nga:Gazeta Blic

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit ka tensionuar debatin televiziv edhe ndërmjet gazetarit Arben Ahmeti dhe ish-zyrtarin e AAK-së, Ernest Luma.

Është kredibiliteti i deputetit të nismës qytetare Ilir Deda, i cili ka tensinuar debatin ndërmjet Ahmetit dhe Lumës, kredibilitet të cilin ky i fundit e vendosi në dyshim, njofton GazetaBlic.com

Ende pa përunduar argumentin e tij ish-zyrtari i AAK-së, ka reaguar gazetari Ahmeti duke i thënë atij se deputeti Deda është më kredibil se sa AAK-ja, subjekt politik ky i cili së bashku me NISMA-n vendosi të lidh marrëveshje të koalicionit parazgjedhor me PDK-në.

“Ilir Deda është më kredibil se AAK-ja jote, Ilir Deda nuk ka shkuar kurrë me PDK-në, ndërsa AAK-ja jote i është bashkuar PDK-së”, i tha Ahmeti – Lumës në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Më tej, Luma vazhdoj duke thënë se AAK-ja është parti e cila ka dalë fituese nga këto zgjedhje ndërsa PDK-ja ka qenë ajo e cila sipas tij është ndëshkuar në këto zgjedhje. /Gazeta Blic/

11/22/2017 23:17

Adem Grabovci ka dy fjalë për zgjedhjet: PDK është në këtë pozitë