Lajme

Arban Abrashi komenton kandidaturën për Prishtinën (VIDEO)

03/20/2017 19:01
nga:M H

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka komentuar faktin se ai po përmendet si kandidat i mundshëm për të parin e komunës së Prishtinës.

“Nuk është diskutuar asnjëherë. Duhet të diskutohet në struktura, degë dhe Kryesi. E di që po përmendet, njerëzit kanë të drejtë të flasin dhe të shprehin preferencat e tua”.

Abrashi si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës pavarësisht inisistimit të Kushtrim Sadikut, nuk ka dashur ta pranojë ose mohojë kandidaturën e tij për kryeqytetin e Kosovës.

“Flasim në emisionin e ardhshëm. Besoj që të tregoj herën tjetër, janë strukturat partiake që vendosin”, ka përfundur ai.

04/27/2017 21:47

Haradinaj: Kush ka jetuar me shqiptar kurrë nuk ka pësuar (VIDEO)