Geek

Apple do të përdorë panelet LCD të JDI-së për disa modele të iPhone

09/29/2017 18:02
nga:Gazeta Blic

Aktualisht kompania Apple është duke u përballur me probleme, për shkak të implementimit të paneleve OLED në modelet e veta të reja iPhone.

Njëri nga problemet, të cilët ndikojnë në shtyrjen e telefonit iPhone X, po shkakton telashe edhe në prodhimin e paneleve OLED.

Raportimet e mëhershme sugjerojnë se Apple planifikon që gjatë vitit 2018 të implementojë panelet OLED në të gjitha modelet iPhone. Por, sipas Wall Street Journal, kompania nga Kupertino mund të implementojë edhe disa ekrane të avancuara LCD, të cilat i prodhon Japan Display (JDI).

Këto ekrane do të ishin të pranishme në modele të caktuara të iPhone, transmeton KosovaPress.

Disa nga përparësitë e panelit Full Active LCD të kompanisë JDI janë çmimet më të lira dhe skaje më të holla rreth ekranit, të cilat mund të jenë deri në 0,5 milimetra.

10/04/2017 13:07

Xiaomi shet mbi 10 milion telefonë vetëm në Shtator